Rregullat per udhetimet drejt Italise nga 1 shkurti deri ne 15 mars: Ja cfarë duhet të dini

440
0

Italia heq detyrimin e prezantimit në kufijtë kombëtarë të një testi anti Covid për personat që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE.

Prej datës 1 shkurt do të mjaftoj pasaporta e gjelbër europiane për të hyrë në Itali. Për vendet ekstra komunitare deri me 15 mars 2022 do vazhdojnë të jenë në fuqi rregullat e mëparshme.

Pra udhëtimi nga Shqipëria duhet arsyetuar  për motive pune, shëndeti, shkollimi, jetike e rezidence, shoqëruar me testin negativ anti Covid e certifikatën shëndetësore.

Ndërkohë Italia ka hapur korridore turistike me gjashtë vende të reja ekstra komunitare, Kuba, Singapore, Turqi, Thailandia (limitur vetëm për ishullin Phuket), Oman e Polinezia franceze.

Këto vende i shtohen korridoreve turistike të mëparshme me vendet Aruba, Maldive, Mauritius, Seychelles, Republika Dominikane e Egjipt (limituar vetëm në Sharm El Sheikh e Marsa Alam).

Kjo urdhëresë masash të reja hyn në fuqi më 1 shkurt e me afat deri ne 15 mars 2022./Alba Kepi/ora/