“FILLOI blerja e votave” vjen denoncimi i pare: Ujkun qimen e ndërron, por zakonin se harron!

3
0

Ende pa dalë emrat përfundimtarë të kandidatëve që do marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, ka ardhur denoncimi i parë nga Partia Demokratike për blerjen e votës.

Partia Demokratike dega Durrës ka denoncuar ditën e sotme se pavarësisht rrethanave dhe raportit të OSBE/ODIHR për masakrën zgjedhore të 25 prillit, përsëri Partia Socialiste ka nisur të vjedhë votat për zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas tyre tani filluar ndarja e fondeve të rindërtimit, kur këto familje kanë 2 vite që janë në diell të hapur dhe vetëm pak kohë para zgjedhjeve merret ky vendim.

Denoncimi i plotë i PD:

Partia Demokratike Dega Durrës:

Blerja e votave FILLOI!

Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale.

Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake.

Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.