E rëndë në kopshtin zoologjik, deveja kafshon dhe tenton të marrë me vete fëmijën, shpëtohet në momentin e fundit nga i ati

4443
0

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar në kopshtin zoologjik të Denizli, ku një djalë i vogël, vizitor, për pak sa nuk u mor me vete nga një deve.

Një kamera amatore ka kapur momentin kur fëmija, që shoqërohej nga prindërit e tij, afrohet më shumë se ç’duhet me murin rrethues ku po rrinte deveja, e papritur kjo e fundit e kapi me gojë atë nga qafa dhe e ngrita në ajër, në tentativë për ta futur brenda rrethimit.

Por, fatmirësisht babai i djali ishte në momentin dhe kohën e duhur duke e tërhequr të birin, i cili shpëtoi me disa lëndime të lehta si pasojë e kafshimit. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, fëmija u dërgua në banesën e tij.