Reshje shiu dhe rrebeshe, por ja kur pritet ndryshimi i motit

762
0

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Martë reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.

Më pas duke filluar gradualisht nga dita e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.