14.5 C
Tirana

Portalet shqiptare po fshehin kullat dhe po nxjerrin pemët

Date:

Share:

Realiteti i portaleve: Pemë pemë pemë…. Teksa ne portalet shqiptare kullat që po mbinë si kerpudha, nuk shfaqen askund me perjashtim te ndonje portali të djathte, pemët e mbjellura te Erjon Veliaj po bëjne namin, duke zene vitrinat e këtyre portaleve aq sa dhe publicitetet e shumta që mbajnë do ti kishin zili per siperfaqen e madhe qe zene ne faqet e tyre.

Portalet janë duke u bere nga subjekte medial ne subjekte politike për të mos thënë se që në fillim janë nisur për të qënë të tillë dhe suksesin që mund të kene sot e kanë falë sponsorizimeve të marra nga ortakët e tyre ne pushtet.

Dihet tashmë që televizionet janë berë palë me politiken por kësaj të fundit nuk po i rezistojnë dot as portalet që me rregullin e fundit, nje analist nje portal, u mendua se do të ishin alternativa më e fortë e televizioneve.

Sollem këtë shkrim duke marrë shkas nga debati i mbremshem i emisionit të Ylli Rakipit ku Analisti Andi Bushati me të drejtë foli për kullat dhe lejet e ndërtimit në Tiranë. Sipas Bushatit miratimi i këtyre kullave dhe lejeve të ndërtimit, është një krim shtetëror që po bën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Bushati u shpreh se këto ndërtime po promovojnë një ekonomi informale, po shkatërrojnë mjedisin, po fshijnë memorien e qytetit dhe po krijojnë një piramidë të re

Analisti tha se është i nderuar që Edi Rama e quan “kullofob”, por se kryeministri është një “kullofil’ dhe hajdut që ka ndryshuar qëndrimin e tij për ndërtimet dhe zonat e mbrojtura.

“S’kam asnjë kompleks të quhem kullofob dhe jam i nderuar të jem mes kullofobëve që etiketon Rama. Ai që të quan kullofob është një hajdut, sepse ai ka qenë vetë kullofob në vitin 98′. Ai e ka shpallur vendin ku sot po jep lejet, monument kulture. Sot është kullofil dhe në 98′-ën ishte kullofob. Kjo nxjerr keq Edi Ramën.”

Bushati tha se ai është një kullofob, sepse ndërtimi i kullave në qendër të Tiranës, shkatërron qytetin.

“Jam kullofob sepse po shoh të na shkatërrohet qyteti ku jetojmë. Plani urbanistik i Erion Veliajt, parashikon një Tiranë që do të shkojë deri ne 1.3 milionë banorë.
E di c’do të thotë të planifikosh një Tiranë me 1.3 milionë banorë? Do të thotë të shkretosh gjithë pjesën tjetër. Si do ushqehet dhe jetojë kjo popullsi? Cfare natyre do të këtë ajo?
Kemi bërë një qytet ku të gjithë makinat mblidhen drejt qendrës.
Janë të gjitha arsyet që duhet të jesh kullofob, sepse të jesh kullofil do të thotë të urresh qytetin tënd.”

Po ju çfarë jeni kullofob apo kullofil?

 

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.