E dhimbshme në Angli, humb jetën në moshë të re shqiptari, baba i tre femijëve

651
0

Një marinar shqiptar në moshë të re, ka humbur jetën tragjikisht në anijen ku punonte në Angli. Viktima është 32-vjeçari nga Durrësi Alfred Ismaili.

I ndjeri ishte marinar në një anije mallrash ‘SMN Explorer’, ndërsa trupi i tij u gjet në portin Alexandra Dock, në 1 shkurt.

Autoritetet britanike vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij mund të ketë qenë aksidentale, për shkak se në kufomën e tij janë konstatuar dëmtime në gjoks.

Dyshohet se Ismaili mund të jetë aksidentuar në anijen ku punonte.

Por ndërsa kanë kaluar dy javë, trupi i tij nuk është dërguar ende në Shqipëri, për shkak se po kryhen hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sakaq familjarët e tij kërkojnë që trupi i Alfredit të kthehet në Shqipëri, në mënyrë që ta përcjellin me të gjitha nderimet në banesën e fundit dhe të kenë një vend ku ta qajnë.

Ismaili la pas gruan dhe tre fëmijë të vegjël. /a.y/noa.al