“Po sillesh shumë keq” “tani do të dënoj” “na turpërove” Lira Gjika: Kur femija sillet keq, duhet t’i shmangni keto shprehje, ja cfare t’i thoni..

1632
0

1. Kur fëmija I inatosur përplas apo flak lodrat dhe sendet që ka në dorë, mund ti thuhet: nuk ke dëshirë të luash më? Kjo frazë e ndihmon të komunikojë në mënyrë jo konfliktuale. Gjithashtu lejon që komunikimi të mbetet i hapur dhe fëmija ta shikojë situatën nga një këndvështrim tjetër dhe krijohet mundësia ta rimendojë veprimin e tij.

2. Në vënd që ti thuhet: “të rriturit nuk sillen kështu” shprehja qetësuese do të ishte: “Edhe të rriturve u ndodh të sillen kështu, por ata përpiqen ta kalojnë”. Është më mirë ti spjegohet fëmijës që është normale të provojë një ngarkesë të madhe emocionale, se sa ta ndrydhë atë. kur I rrituri i tregon që edhe atyre I ndodh një gjë e tillë, por kalon, fëmija ndihet më I qetë dhe do të përpiqet të mos e përsërisë, të njëjtën sjellje transmeton shqiptari.net.

3. Kur fëmija “godet” i thuhet: ti je I nxehur dhe mbase ke te drejtë, por nuk mund të godasësh. Kjo mënyrë të foluri nga ana e të rriturit I tregon fëmijës se të qenit I nxehur është normale, por jo e goditura.

4. Në vend që ti themi “po sillesh shumë keq”, mund ti thuhet kaq e vështirë është të bësh si po të them? Pa të shohim sëbashku si mund ta bëjmë sa më të lehtë situatën. Kur një fëmijë refuzon të bindet duhet patjetër që I rrituri të përpiqet të kuptojë shkakun. Kjo frazë e siguron fëmijën që nuk është vetëm dhe do të përpiqeni sëbashku tja dilni të qetësohet.

5. Në vënd të shprehjes “tani do të dënoj” mund ti thuhet: “ merr frymë thellë se edhe unë atë po bëj dhe kështu të qetësohemi” kjo mënyrë të foluri ndihmon të afrohen me njëri tjetrin në vend që të izolohen siç ndodh në rastin e kërcënimit.

6. E folura në mënyrë urdhërore e të rriturit që ka humbur durimin për një arësye të vetën dhe nuk duron disa kapricio të vogla në fund të ditës të fëmijës, që në fund të fundi po mëson të kontrollojë ambjentin. Në vënd të shprhjes “shko laji shpejt dhëmbët” mund ti thotë: “si do të bëjsh do të lash dhëmbët e kukullës të parat apo të tuat.” Kjo mënyrë I jep një mundësi zgjedhje që ndihmon të dalë nga gjëndja e grindur që ndodhet.

7. Në vënd të frazës “ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë” mund ti thuhet: “çfarë të bëjmë që ngrënia e këtij ushqimi të bëhet sa më e shijëshme”. Kjo frazë vlen për të bërë fëmijën më të përgjegjshëm, sepse duhet të gjejë ai një zgjidhje.

8. në vënd të shprehjes “mjaft, fëmijë qarraman” mund ti thuhet: si thua ta kërkosh apo të flasësh me një ton normal që edhe unë të kuptoj mirë atë që po të shqetëson”. Shpesh fëmijët i kërkojnë gjërat nëpërmjet ankimit dhe qarjes sepse nuk e kuptojnë sjelljen e tyre dhe I rrituri duhet ta kujtojë dhe tja emërtojë sjelljen që po demostron.

9. në vënd të shprehjes: “pusho nuk të dëgjoj” mund ti thuhet: “si thua të gjejmë një zgjidhje”. Edhe kjo shprehje ndihmon fëmijën të mësojë përgjegjsinë. Kur fëmija ankohet për shkollën, apo ankohet për vëllain apo motrën ju të rritur kërkojini të gjejë një zgjidhje, çfarëdo zgjidhje që të jetë mjafton ta gjejë vetë.

10. në vënd të shprehjes “sa herë duhet ta përsëris”, mund ti thoni: “e shoh që nuk e ke dëgjuar atë që po të thoja. Si thua ta përsërisësh me zë të ulët atë që unë të them”. Kur I kërkojmë fëmijës të përsërisë fjalët që I themi, atij I bëjnë më shumë përshtypje dhe njëkohësisht krijohet dhe një situatë humoristike.

11. shprehja “po më turpëron” duhet hequr nga fjalori sepse e bën fëmijën të vuajë dhe të dyshojë te vetja. Në raste të tilla mund ti thuhet: “hajde shkojmë në një vënd që nuk na dëgjon njeri dhe të gjejmë një zgjidhje”. Propozimi që ta zgjidhni sëbashku, i fuqizon fëmijës sigurinë që nuk është vetëm dhe se nuk ja fajsojnë ndjesinë që provon.

12. në vënd të shprhjes “mjaft bërtite”, mund të përdorim një shprehje të tillë: “si thua, të bëjmë sikur ke ditëlindjen dhe ti fryjmë qirinjve, marrim frymë thellë dhe e nxjerim me gjithë forcën, si thua? Frymëmarja e thellë e vendos trupin në një gjëndje qetësie, qetësi që fëmija ka shumë nevojë në këto raste.

13. në vënd të shprehjes “ të kisha thënë, por nuk dëgjove” mund ti thoni: “ të kam shumë xhan, por duhet të kuptosh që disa gjëra nuk bëhen. Mbase ke nevojë për shpjegim tjetër, si thua”? kjo mënyrë të shprehuri mban të hapur rrugën e komunikimit dhe ndihmon që të shprehurit e emocioneve të bëhen në mënyrë të shëndetshme.

14. shprhja “do të çoj në banjë” është një shprehje gjymtuese, pasi në mënyrë të pavetëdishme, e barazon fëmijën me jashtëqitjen. Prindër gjeni çfarëdo lloj mënyre, por këtë shprehje mos e përdorni. Është e vërtetë që kur e përdorni këtë shprehje dhe kryeni veprimin, jeni të lodhur keni humbur durimin, por edhe pse ka qenë një praktikë e zakonshme ndëshkimi një brez më parë, duhet ta shmangni.

15. në vënd të shprehjes “po humbas durimin” mund të përdorni ngjyrat për të përshkruar gjëndjen tuaj si psh: e gjelbërta është qetësia, e verdha frustracioni dhe e kuqja I inatosur, ti çfarë ngjyre je se unë jam ndërmjet të verdhës dhe të kuqes. Si thua çfar të bëjmë që të bëhemi prap të gjelbërt”? emërtimi I emocioneve nëpërmjet ngjyrave i ndihmon fëmijët ti shikojnë emocionet e tyre dhe të kuptojnë mirë atë që provojnë dhe I ndihmon të gjejnë zgjidhje.

përshtatur në shqip Lira Gjika/shqiptari.net/