Plazhet ne Jug “braktisen” edhe në fundjavë nga pushuesit, pse plazhet në Itali janë plot?

6
0

Plazhet në jug të vendit nuk kanë qenë asnjëherë bosh si këtë sezon turistik.

Babëzia dhe çmimet e larta kanë bërë që shelzonget të jenë të boshatisura dhe pushuesit të zgjedhin vende me çmime të cilat mund t’i përballojnë.

Aktori i humorit, Jul Deda, ka postuar 2 foto nga plazhi i jugut, ku shelzonget janë të boshatisura dhe nuk ka asnjë  pushues .

“Ora 10:10, me orën lokale, plazhi bosh, këmbë robi nuk duket në horizont. Unë nuk e di nëse kjo ndodh në Amerikë, por di që në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë”, shkruan aktori krahas fotove.

Edhe pse sot (6 gusht) është fundjavë dhe plazhi duhet të gëlonte nga pushuesit, përballemi me pamjen e trishtuar e një sezoni të braktisur.

Ndërkohë, përballemi me një realitet krejt tjetër në vendin fqinj, Itali.

Plazhet janë të tejmbushura në të njëjtën orë që në jug janë bosh.

Për më tepër që bregu i detit nuk është “i pushtuar” nga babëzia e pronarëve për të shtuar sa më shumë shezlonge.

Ajo që vihet re në Genova të Italisë është plazhi publik dhe turistët janë të lirë të ulen aty ku dëshirojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.