Familja Avdia do të kërkojë drejtësi në Britani, e afërmja e tyre: Policia ka fshehur ..

75
0

Pak ditë pas ngjarjes në plazhin e Potamit, Ilirjana Kuçana, e afërme e familjes Avdia gjatë një interviste për mediat ka deklaruar se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga ngjarja.

Sipas saj, familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e vajza kishte nënshtetësi angleze.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve nar kotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme,” thotë ajo.

Më tej ajo shtoi se në prokurori do të depozitohen edhe foto e video të tjera nga ngjarja e rëndë, pasi në vendngjarje ka patur shumë dëshmitarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.