Në përditshmërinë tonë përballemi shpesh me situata të papritura, të cilat mund të na ndodhin kudo.
I tillë është rasti i një vajze të re nga Tirana, e cila ka shpërndarë një foto në redaksinë e JOQ, ku tregon situatën e pakëndshme që i ka ndodhur teksa po pinte kakaon në mëngjes në një lokal në Tiranë.
Siç shihet dhe në foto, brenda në filxhanin me kakao ndodhej edhe një “mik” i paftuar; një krimb.
Mesazhi i vajzës:
Pershendetje JOQ. Kakao shqiptaresh Sot ne mengjes ne punë duke pirë kakaon ndjemë krimbat Flm.”