Pas takimit Rama-Mitsotakis, pritet njohja e patentave mes dy vendeve

219
0

Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Athinë në një takim me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë takim u diskutuan disa çështje me interes të përbashkët dhe për të forcuar bashkëpunimin mes të dyja palëve.

Kryeministri grek mirëpriti angazhimin e qeverise shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.

Veç kësaj, Mitsotakis theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin Mitsotakis që të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.