Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mendon te qëndrojë përgjithmonë në politikë.
I ftuar në “Open”, moderatorja Eni Vasili i tha se kriza në PD sjell më shumë vota për Ramën, por ky i fundit e kundërshtoi duke i thënë se nuk i intereson kjo gjë, pasi është në mandatin e tretë dhe nuk do bëhet mbret.
Më tej ai u pyet drejtëpërsëdrejti nëse do heqë dorë nga kandidimi për mandatin e katërt, por Rama u përgjigj duke thënë se kur të mos ndjejë më pasion për punën që bën do të tërhiqet dhe kjo gjë mund të ndodhë nesër përshembull.
Pjesë nga biseda
Vasili: Kriza në PD shkon në favorin tuaj, merrni më shumë vota.
Rama: Unë jam në mandatin e tretë. Çfarë do bëhem mbret unë këtu ?
Vasili: Nuk do kandidoni per mandatin e 4?
Rama: Unë do qëndroj për aq kohë sa kam pasion, energji. Nesër, mund të ndodhë që mund të mos e ndjej këtë forcë, dhe them më falni. Por nuk më intereson kjo pjesë.