“Po kthehen në vatra infektimi”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme per qytetaret

365
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me ane te një postimi në Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar.

Manastirliu iu bën thirrjen e rëndësishme qytetarëve që të shmangin grumbullimet e çdo lloji:

“Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta.

Ruaj distancën;

Mbaj maskën;

Kujdesu për higjienën”.

Reagimi i plotë:

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta #COVID19

#RuajDistancën

#MbajeMaskën

#KujdesuPërHigjienën”.