Serish ne karantine, ja cilat vende

748
0

Rritja e numrit të rasteve te reja me Sars Covd 2 në Australi ka bërë që shteti i Viktorias të shpall gjendjen e katastrofës dhe t’i rikthehet shtetrrethimit. Nga raportimi i së shtunës rezultuan 671 raste të reja të koronavirusit dhe shtatë humbje jete në 24 orë duke vënë në alarm autoritetet dhe detyruan të ndërmarrë këto masa të reja.

Kryeministri Daniel Andrews tha se kufizimet do të hynin në fuqi këtë të diel. Sipas rregullave të reja, banorët e kryeqytetit do t’i nënshtrohen një shtetrrethimi të natës, i cili do të zbatohet në të gjithë Melburn nga 20:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Qytetarët  nuk do të lejohen të udhëtojnë më tej se 5 km nga shtëpia e tyre, stërvitja do të kufizohet një herë në ditë dhe do lejohet një person të bëjë pazar për gjërat themelore në një kohë. Arsyet e vetme për t’u larguar nga shtëpia gjatë këtyre orëve do të jenë puna, kujdesi mjekësor ose dhënia e kujdesit. Sipas Andrews rregullat e reja të bllokimit do të qëndrojnë në vend deri të paktën 13 Shtator.

Situatë shumë e rëndë nga koronavirusi është edhe në Afrikën e Jugut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar më koronavirus më shumë se gjysmë milioni banorë në Afrikën e Jugut.

Vetëm të shtunën u raportua për mbi 10 mijë raste të reja ditore. Ndërsa numri i viktimave në total ka shkuar në 81 mijë.

Afrika e Jugut është vendi më i goditur në kontinent dhe përbën gjysmën e të gjitha infeksioneve të raportuara në Afrikë. Ajo gjithashtu ka numrin e pestë më të lartë të rasteve në botë pas SHBA, Brazili, Rusia dhe India.