OBSH ngre alarmin lidhur me pandeminë: Shumë vende besojnë se e kanë kaluar..

313
0

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Ai theksoi se efektet e pandemisë Covid-19 do të ndihen për dekada të tëra dhe miliona vetë në mbarë botën do të jenë të prekshëm ndaj virusit:

“Pandemia është një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do t’i ndjejmë për dekada me radhë.

Miliona njerëz në mbarë botën do të preken nga virusi, edhe në zonat që kanë përjetuar valë të tjera pandemie.

Shumë vende besojnë se e kanë kaluar më të keqen, por tani përballen me një tjetër valë”.

OBSH-ja zhvilloi mbledhjen e radhës pas shifrave gjithnjë e në rritje nga shtetet më të prekura, teksa numri global i të infektuarve me Covid-19 arriti 17,5 milionë.