Një nënë e dy fëmijëve është frikësuar dhe çuditur pasi zbuloi diçka të pazakontë në foton e vajzës së saj. Laura Cisse, 38 vjeç, zbuloi figurën e frikshme që qëndronte pas vajzës së saj 5-vjeçare Ajsha, në një foto të shkrepur 10 vjet më parë. Në foto shihet pas saj imazhi i një vajze të vogël e cila është vajza e dytë e Laurës, por që në atë periudhë nuk kishte lindur ende.
Fotografia iu rishfaq javën e kaluar Laurës si kujtim nga Facebook. E tronditur nga zbulimi i saj, Laura nxitoi për t’i treguar familjes ‘pamjen e pashpjegueshme’, pasi ajo e dinte se askush tjetër nuk kishte qenë aty kur u bë fotografua. Laura thotë se kjo foto është si ‘eko nga e ardhmja’ e vajzës së saj Sophie.
Laura, nga Scarborough në North Yorkshire, tha: ‘Vajza duket sikur Sophie. Ajo ka një shikim të saj. Është shumë e çuditshme. Kur e pashë foton sytë e mi shkuan drejt tek ajo dhe mendova se çfarë po bën Sophie atje?”Por pastaj kujtova se Sophie nuk kishte lindur kur u bë fotografia. Ndoshta është një eko e së ardhmes apo diçka e tillë”.
Fotoja tregon Ajshan 5-vjeçare duke pozuar me një fustan blu në shtëpinë e tyre të vjetër nga e cila ata u larguan nga fundi i atij viti.
“Më vjen mirë që nuk jetoj më në atë shtëpi. Gjëja e çuditshme në lidhje me këtë është se unë e kam postuar foton në Facebook, por kurrë nuk kam vënë re fytyrën prapa”, u shpreh Laura për foton që sot ka pushtuar rrjetin dhe mediat e huaja.