Plane për të dielën? Ja çfarë ka rezervuar moti per sot

76
0

Do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e Shqipërisë, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore, ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rritje në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim i ulët.