2.5 C
Tirana

Plaku 93 vjeçar me 23 fëmijë: Kur më pyeti serbi pse kaq shumë, i thashë.. (Video)

Date:

Share:

Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.

Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve.

Bojku në një rrëfim për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

“Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjeta gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

“Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

Edhe pse në moshë të shtyrë ai sot merret me pajtimin e gjaqeve.

“Nga dukagjini deri në kufi me Serbi, kam marrë pjesë në pajtime. Edhe sot kur i kam bërë 93 vjet, kam pas rast kur ka nderua jetë djali i vëllait dhe nuk kam mundur me shkua, më kanë thirr në telefon për të më pyetur qysh me zgjidhë atë problem”, thotë me tej 93 vjeçari nga Vushtrria.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.