SHBA kap tjetër ‘peshk të madh’ pas Adriatik Llallës, gjyqtarja multimilionere 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë

454
0

Partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, duket se nuk do të tërhiqen deri në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga njerëzit e korruptuar. Asnjë prokuror dhe gjyqtar nuk do t’i gëzojë dot paratë e korrupsionit, të përfituara përmes abuzimeve dhe mënyrave të paligjshme. Goditja e parë e fortë ngë SHBA ishte për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilin pasi i ndaloi të shkelte në tokën amerikane, e përjashtoi edhe 15 vite nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Pas Llallës, e dyta në ‘listën e zezë’ të SHBA është gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. KPA vendosi sot ta përjashtojë gjyqtaren për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke pushuar procesin e Vettingut për të. Por, ashtu si Llalla, edhe Fana nuk besohet të shpëtojë me kaq.

Pas dorëheqjes dhe pas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë, SHBA dhe BE kërkuan me ngulm që ndaj Llallës të bëhej hetim për pasurinë, e cila dyshohet të jetë vënë përmes pastrimit të parave dhe abuzimit me pushtetin. Të njëjtin fat e pret edhe gjyqtaren Mirela Fana, e cila do të vijojë përballjen e fortë me ndërkombëtarët, të cilët duken tepër të vendosur për të shporrur të korruptuarit dhe kriminelët.

Nëse shohim deklaratën e saj të pasurisë bie në sy numri i madh i pronave dhe llogaritë që fmailja e saj posedon. Së bashku me bashkëshortin Neshat Fana, ish-anëtar i KLD dhe drejtues i shkollës së magjistraturës, i njohur për lidhjet e tij me të djathtën, posedojnë disa pasuri të patundshme dhe vlera të mëdha monetare. Ndëkorhë, gjyqtarja Mirela Fana vetëm pak ditë më parë u zgjodh me short anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Deklarata e pasurisë, Mirela Fana

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.

Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro. Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.