Merr fund epoka analoge, Tirana dhe Durrësi sot në erën e transmetimeve dixhitale. Ja si te riktheni kanalet

395
0

Sot transmetimet analoge janë mbyllur në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës për ti lënë vendin atyre dixhitale. Ky rajon përfshin bashkitë e Krujës, Durrësit, Kavajës dhe Tiranës.

Autoriteti Medias Audiovizive u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Për të ndjekur Kanalet qe jane fshire nga televizori juaj, duhet të pajiseni me dekoderin dixhital tokësor nëse keni ne televizor te vjetër te cilet nuk kane dekoder dhe më pas të bëni dhe një herë kërkimin. Në kushte të tjera, pas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.