Përplasi me makinë në vijat e bardha familjen Konomi, Ajas Sulejmani habit me deklaraten: Isha me 40 km në orë, makina..

1297
0

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ajas Sulejmanin i cili para disa ditësh përplasi me makinë në vijat e bardha çiftin Arjan e Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Ndërkohë, hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve nar kotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendoi se lënda nar kotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova – ka treguar Sulejmani – por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”.