Ministrja Kushi jep lajmin e mirë për nxënësit: “Do të kenë më shumë pushime, shkolla do nisë me..

5624
0

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e re të vitit shkollor 2022-2023, ku janë parashikuar një javë më shumë pushime sesa viti aktual që është drejt mbylljes.

Qeveria Rama bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore. 

“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit”, njoftoi Kushi.

Viti i ri shkollor do të nisë me 12 shtator 2022 dhe do të përfundojë më 14 qershor 2023.