Kuzhinieri turk me fame boterore shtrohet ne spital, dyshohet se vuan nga kjo semundje e rende

643
0

Kuzhinieri i famshëm turk, Burak Özdemir është shtruar në spital pas një problemi  shëndetësor.

I njohur ndryshe si CZN Burak në rrjetet sociale, sipas medieve të huaja është shtruar në spital dy ditë më parë.

Ka qenë vetë Özdemir, i cili ka publikuar disa foto në instgram por nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, sipas mediave vendase, kuzhinieri mesohet se vuan nga tumori në tru.

“Vetëm një kontroll i vogël, dashuria është lidhja më e madhe”, ka shkruar ai në fotot që ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke siguruar fansat se çdo gjë është në kontroll.