Përkeqësohet situata nga Covid në Shqipëri, cfare ndodhi ne 24 oret e fundit, njoftimi i ministrise..

588
0

Ministria e shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4935 testime, nga të cilat 397 kanë rezultuar pozitivë. Një numër i lartë ky krahasuar me ditët e mëparshme.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar në 2464 numrin total të viktimave. Në 24 orët e fundit u shëruar 39 pacientë.