Zbulohet libri i vjetër i recetave ku tregohet se “si të gatuajmë burrin”

335
0

Një libër i vjeter 110-vjeçar me receta gatimi, ku përfshihet edhe receta perfekte “se si të gatuajme burrin”, është gjetur në një shtëpi të vjetër, që kishte dhjetëra vite e pabanuar.

Libri i recetave me titull “250 receta për përditshmërinë” përmban shumë gatime për amvisat angleze të kohës, por edhe humor.

Në njërën prej recetave, ku tregohet mënyra perfekte për të “gatuar burrin”, lexohet: “Shumë burra llastohen gjatë gatimit. Disa i lënë burrat gjithë kohës në ujë të ngrohtë, të tjera i lënë në të ftohtë me indiferencë, ndërsa të tjera i djegin fare. Burri nuk del i mirë nëse nuk gatuhet siç duhet, por bëhet shumë i shijshëm kur gatuhet mirë”.

Receta vazhdon: “Kur zgjidhni burrin, mos shkoni në pazar, pasi burrat më të mirë vijnë vetë te dera. Lidheni në tenxhere me një litar të fortë që quhet “rehati”, pasi litari “detyrim” del i dobët. Nëse ankohet dhe lëviz shumë, mos u mërzisni, pasi disa burra kështu bëjnë derisa “ziejnë”. Shtoni pak sheqer në formën e “puthjeve”, por jo verë ose piper. Pak spec djegës i bën më të mirë, por përdoreni me pikatore”.