Për*hunuan 19-vjeçaren italiane, arrestohen tre shqiptarë, njëri 69 vjeç

614
0

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi abuzuan seksualisht me një 19-vjeçare. Siç raportohet 19-vjeçarja në fund të një mbrëmjeje në një ambient publik në periferi të qytetit, teksa kërkonte një taksi për në shtëpi, u përball me shqiptarin 69-vjeçar i cili i ofroi të kontaktonte një taksi. 69-vjeçari duke i thenë se nuk kishte celularin me vete, e bindi të renë që ta ndiqte në shtëpinë e tij, pak metra larg lokalit.

Por sapo e reja ka hyrë në banesë ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe një 33-vjeçar i cili së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë abuzuar seksualisht me vajzën. Gjithashtu viktima, e cila deklaroi se ishte detyruar të përdorte edhe lëndë narkotike si kokainë, më pas shkoi në spitalin lokal të Perugias. Pas denoncimit të viktimës autoritetet kanë ushtruar kontroll në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, ku u sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sakaq Kërkimi u shtri edhe në një banesë tjetër, e përdorur nga një tjetër shqiptar, 24 vjeç, ku u zbuluan një sasi kokaine, rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë Beretta. Ky i fundit u arrestua për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë të tre shqiptarët janë shoqëruar nga policia e Perugias dhe janë vendosur në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.