Përfundon brenda afatit Spitali Memorial ne Fier

1775
0

Struktura ndërtimore e Spitalit Rajonal të Fierit ka përfunduar plotësisht dhe pritet vetëm ardhja e pajisjeve mjekësore dhe atyre të hotelerisë. Sot ka përfunduar edhe ndriçimi i godinës në ambientet e brendshme dhe të jashtme të tij dhe punohet me ritme të përshpejtuara për përfundimin e rrugës hyrëse dhe shtresave asfaltike të pjesës së jashtme të oborrit të spitalit.

Rruga hyrëse e spitalit do të jetë në rreth rrotullimin e aksit nacional te fshatit Daullas. Kjo është hyrja kryesore që degëzohet me shërbimin e urgjencës.

Mbjellja e pemëve dhe hedhja e asfaltit nis te hënën. Ndërsa ambientet e brendshme, kanë përfunduar si strukturë dhe pajisjet spitalore pritet të vijnë së shpejti. Koordinatori i projektit Evis Berberi, është optimist për ritmet e punimeve dhe prezanton për herë të parë për Klan News pamjet e hollit kryesor te spitalit.

“Jemi në hapa të mirë, kemi ecur me ritme të mira dhe mendojmë se do kapim afatin që i kemi vendosë vetes.”

Vendosja e tabelave për shërbimet që do të marrin pacientët në këtë spital ka përfunduar. Shërbimi i urgjencës, i ORL, sëmundjet infektive, departamenti special i kirurgjisë  dhe okulistika do tu ofrohen të parat në këtë spital.  Zotimit i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan si dhe i kryeministrit Edi Rama  do të jetë gati përpara zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zoti Berberi e pohon se premtimet gjithmonë mbahen.