Skip to content

Për herë të parë, Besi me vajzën “Ai momenti kur mendon se shyqyr e zu gjumi… vec kur…”

    Dy javë më parë çifti shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

    Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka, si Ajkë e dashurisë së tyre.

    Përpos fotos ku tregonin këmbën e vogëlushes, Besi dhe Xhensila kanë vendosur të ruajnë në mënyrë absolute privatësinë këto ditë.

    Mirëpo sot çifti e ka thyer këtë rregull dhe kanë publikuar të dy foto ku shfaqet Besi duke u kujdesur për Ajkën.

    “Ai momenti kur mendon se shyqyr e zu gjumi… vec kur uaaaaaaaa…”, shkruan Besi ndërsa Xhensila me dy fjalë i ka emocionuar të gjithë fansat.

    “E gjithe bota ne dy njerez”, shkruan ajo.