Quhet edhe ‘vrasësi i heshtur’, sinoptikanët me paralajmërim të fortë: Nga e diela…

372
0

Teksa pritet qe temperaturat te rriten kete fundmuaji dhe fillim gushti, sinoptikanet flasin per vrasesin e heshtur.

Sipas Meteoalb: VALET E NXEHTESISE: numri, kohëzgjatja dhe ashpërsia e valëve të nxehtësisë janë rritur dukshëm në dekadat e fundit dhe parashikimet afatgjata vlerësojnë shpeshtim e ashpërsim të treguesve të nxehtësisë, në të ardhmen. Vala e nxehtësisë është ngjarje atmosferike por ndikimi i saj në jetën njerëzore është shumë i madh. Vala e nxehtësisë është quajtur edhe “vrasësi i heshtur” pasi numri i jetëve të humbura nga valët e të nxehtit, tejkalon dukshëm numrin e fataliteteve për shkak të acarit, rrufeve, uraganëve, përmbytjeve por edhe tërmeteve.
Vala e të nxehtit gjatë vitit 2003 në Europë, shkakoi në gjithë Europën 70 mijë fatalitete. Nxehtësia goditi sërisht Europën në vitin 2006 por numri i fataliteteve thuajse u përgjysmua si pasojë e sistemeve të alarmit dhe fushatave sensibilizuese me komunitetin. Popullsia u informua mbi cfarë DUHET dhe NUK DUHET bërë në ditët kur temperaturat arrijnë mbi 32°C.

Qënia i përgatitur, solli ndryshimin e madh në ndikimin e “vrasësit të heshtur” gjatë kalimit në kontinentin Europian.