Policia në kërkim të shqiptarit që turpëroi Anglinë

595
0

Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina. Ai është Denis Marku i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të London.

Policia londineze thotë se 21 vjeçari shqiptar ishte punonjës i banke dhe se ka dyshime të forta se ai keq përdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina. Marku kishte rrolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.

Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez.

Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptarë dhe atë Kosovar në Lindje të Londrës.

E megjithatë kjo vjedhje e bujshme tregon paaftësinë e policisë angleze që nuk ishte në gjendje ta parandalonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.