Pas zjarrit Athina përfshihet nga stuhitë e fuqishme, makinat zhyten në ujë

473
0

Pas zjarrit në rajonin e Atikës, Athina përballet me një tjetër fatkeqësi.

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë zonën veriore të Athinës dhe Shërbimet Kombëtare Meteorologjike paralajmërojnë se fenomene të tilla natyrore do të mbulojnë gjithë zonën ku ra zjarri duke e bërë operacionin e kërkimit edhe më të vështirë.

Ndërkohë makinat janë zhytur në ujë në bashkinë e Marousi në veri të Athinës.

https://youtu.be/Nsqmc3X9wBg

Zjarrfikësit u drejtuan tek parkingu ku makinat fillimisht u zhytën në ujë dhe më pas nga liqeni me baltë për të parë nëse ka ndonjë person të ngecur. Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjne në atë zonë dhe ka mbyllur një krah të autostradës kryesore në veri të Athinës.

Mediat greke flasin për mbi 200 makina të dëmtuara.

AP thotë se shërbimi zjarrfikës ka marrë 14 telefonata për ndihmë nga persona që thonë se i është përmbytur biznesi apo shtëpitë.

Ndërkohë meteorologët paralajmërojnë se reshje të dendura shiu pritet të ketë në lindje të Atikës në orët në vazhdim

Stuhia vjen tri ditë pas zjarrit te madh shkatërrues në verilindje të Athinës