‘Pëlqimi’ për Donaldin dhe sulmet nga Beatrix, Egzona shperthen në lot: ‘Ç’do mendojë familja ime?’

88
0

Një situatë e pazakontë është krijuar në Big Brother.

Shkak është bërë sjellja që Beatrix pati kundrejt Egzonës për arsye të një misioni që i ishte ngarkuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.

‘Vëllai i Madh’, i ka thënë Beatrix se duhet të dramatizojë lidhur me çdo situatë që ndodh në shtëpi, sfidë për të cilën ajo sulmojë Egzonën.

Beatrix aludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.

Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.

‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’, tha ajo mes lotësh. Ndërkohë edhe Donaldi ka qenë i përfshirë në lojë. Ai veçmas u thoshte banorëve se çfarë duhet të bëjë me Beatrix. Madje i tha Monikës që t’i fuste qetësues në ushqim. Ndërsa Triksa bënte si e dehur. E gjithë situata e krijuar ka përfshirë në biseda banorët e BBV.