20 mijë leje pune/ Italia kërkon punëtorë te huaj, në listë Kosova dhe Shqipëria

200
0

Shteti fqinj kërkon punonjës sezonal për punë të ndryshme, ku punonjësve do u afrohet edhe mundësia për leje pune.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme italiane, ku thuhet se aplikimet do të hapen nga data 27 janar, ora 9:00.

Kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Po ashtu bëhet e ditur se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme nder te cilat Kosova dhe Shqipëria.