Pellumb Pipero: Kush shkon ne plazh per pushime duhet te kete kujdes nga keto 2 vende

702
0

Ky vit nukka per te qene si të tjerët jo vetëm në vendin tone, por në të gjithë botën. Rreth plazhit, doktor Pëllumb Pipero tha se rëra dhe uji i detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin.

“Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin – shpjegon Pipero.

Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbasdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Por, Pipero tregon se nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë shkuma party, apo grumbullime të rinjsh në ambiente siç janë lokalet, ndërsa shton se duhen zbatuar protokollet.