Braçe ‘shkon’ që në 5 të mëngjesit në tregun agroushqimor, ”vë duart në kokë” nga ajo që sheh “Kjo është ..”

746
0

Zv kryeministri Erion Braçe ishte mëngjesin e sotëm në tregun agroushqimor të Tiranës, ku tregoi se bëhet një grábitje e madhe e qytetarëve, dhe ku nuk lëshohet asnjë faturë tatimore.

Ai tha se çmimet vendosen sipas qejfit te tregtarëve, në një kohë kur fitimi që marrin është dhe më i lartë se i bujqëve që prodhojnë produktet që dalin në treg.

Postimi i plotë i zv kryeministrit: GRÁBITJA E DYFISHTE VAZHDON! Miremengjes! Prej ores 5.30 te ketij mengjesi, isha ne tregun monopol te Tiranes, tregun agroushqimor. Nuk u zhgenjeva! Nje pazar teresisht i paligjshem, grábites deri ne fund. Ne nje ore rresht, ne cdo cep te tij, ne rruge, kamione, furgone apo magazina:

ASNJE FATURE! ASNJE KASE! ASNJE KUPON! ZERO ZERO! ASNJE ETIKETE CMIMI! CMIME QE VENDOSEN ATY PER ATY, ME GOJE! Degjojini vete; Sa eshte domatja? Po me 7 thote ky! Sa eshte qepa? Me 400! Sa eshte patatja? Veri doren dhe caktoje vete cmimin! Degjoini vete! Pazar banal ku djersa e bujkut ne 6-7 muaj per ate produkt shkon dem e grábitur! Shikoni; Shkova sot ne Pazarin Monopol Agroushqimor te Tiranes sepse dje ne Divjake keta u rikthyen tek frikesimi i bujkut dhe dhuna mbi te;

Kane grumbulluar neper fusha qepen me 20-25 leke, pataten me 30-35 leke! Pa fature, autofature sic e quajne, thjesht kane ngarkuar, paguar ate cmim qesharak e kane ikur. Nje pjese, me kopilat nder keta pazarxhinj, kishin prere fatura fiktive me cmim 40 leke, nje xhiro e neveritshme faturash qe mbushen fiktivisht me dore ne cdo hallke sa kohe ketu ne Tirane, pazarin qendror, ska ne qarkullim as fature e as kupon ne cdo shitje.

Nje pjese e tyre u kapen dje, u kontrolluan, u ndeshkuan, por shumica vijuan rrugen. Sot, tek ky pazari i Tiranes cmimi i qepes ishte 30 leke, 35 leke, 40 leke, 45 leke ne varesi te gojes, kurre te fatures; Jam vete deshmitari.

Pra, nese bujku ne Divjake nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, keta pazarxhinjte e Tiranes, thjesht nga Divjaka ne kete treg, fitojne 5, 10, 15, 20 leke per kilogram! SHUME ME TEPER SE BUJKU QE NE ME TE SHUMTEN E HEREVE PO FITON ZERO LEKE! Keshtu edhe per pataten, domaten, specin, karroten etj, super produkte te Divjakes, Lushnjes, Beratit, Fierit.

Me shume; Karahasoini keto cmime te pazarit monopol te Tiranes me cmimet e po te njejtave produkte qe blini ne tregjet e hapura te lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa eshte 60 leke dhe tregetari fiton nga 15 deri 25 leke per kg, patatja eshte 70/80 leke ne varesi te gojes dhe tregetari fiton nga 30 deri 30 leke per kg, domatja eshte 110-120 leke dhe tregetari fiton 40 deri 50 leke per kg! E kuptoni cfare grábitjeje?