E fundit/ Komiteti Teknik njofton masat e reja anti-Covid: Orari policor do të jetë…

1305
0

Pas rritjes së shumte të rasteve me Covid ditet e fundit ne vendin tone, është mbledhur sot Komiteti Teknik i ekspertëve në konferencë për të bërë të ditur masat e reja.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, zbuloi se do të vazhdojmë me po të njëjtat masa. 

Fasha e orares policore do vijojë të mbetet 20:00 – 06:00. Ndërkohë nuk u tha për mbyllje në fundjavë.

“Situata në vend mbetet delikate por shifrat tregojnë se janë të qëndrueshme dhe ka një tendencë uljeje.

Kemi vënë re këto ditë edhe tendencë ulje të indikatorit R, pra konkluzioni është që masat e propozuara para dy javësh, kanë dhënë efekt, dhe prandaj do vazhdojnë të mbeten njësoj.

Masat mbeten në fuqi: kufizim lëvizje për të gjithë qytetarët që nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret dhe restorantet do mbyllen nga kjo orë,” tha Rakacolli.