Fundjava në karantinë totale, zbulohen masat e reja, ja orari i ri i lëvizjes gjatë javës

1603
0

Sipas gazetes shqip mesohet se është hedhur ideja për karantine 2 javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerim i orës policore, që do nisë nga 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, gazeta SHQIP mëson se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.

Shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që jane rritur ndjeshëm dhe të pa përgjegjshmit, të cilët nuk qëndrojnë të karantinuar duke infektuar dhe persona të tjerë.

Të dhënat e 24 oreve të fundit me 19 të vdekur dhe spitalet e mbushur me paciente detyrojne Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa.

Pavarësisht zerave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodhe në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.