Habit zv.ministrja e Shëndetësisë: Mos hipni në autobusë nëse..

1082
0

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tregoi se nuk do të ketë masa shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, sidomos në transportin urban në Tiranë.

“Kontrollet në urbane vijojnë të bëhen. Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh. Zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, deklaroi Rakacolli.

Kjo duket një zgjidhje e çuditshme, pasi në vend që të kërkohet shtimi i qarkullimit të autobusëve të linjave, pasi janë edhe shkaktarët  dhe që njerëzit të mos ngjeshen, po iu kërkohet qytetarëve të mos hipin. E kjo pa marrë në konsideratë faktin se shumë persona mund të humbasin oraret e punës.