Pasagjerja publikon foton, tërbohet interneti. Ja çfarë fshihet pas saj

6350
0

Një pasagjere që po udhëtonte me aeroplanin e aviokompanisë EasyJet ka postuar në internet një fotografi paksa të pazakontë, ku shihet një karrige pa mbështetëse që po udhëtonte nga Lutoni në Gjenevë.

Pasagjerja i dërgoi këtë foto të dashurit të saj, i cili më pas i shkroi kompanisë duke kërkuar shpjegim për mungesë të mbështetëses në karrige.

Në anën tjetër zyrtarë të kësaj kompanie i kanë kërkuar ta heq fotografinë me qëllim që të mund të vazhdojnë me hetime, por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Shumë persona besojnë se një kërkesë e tillë vetëm sa ia ka vështirësuar punët kompanisë, në momentin që kërkoi që fotografia të hiqet.