Ju vjen fatura në tavolinë dhe nuk u besoni syve, ministrja urgjent në Golem, Rama mesazh të fortë

2314
0

Në plazhin e Golemit u ndal sot Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në vijim të aksionit kundër informalitetit. Por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se bizneset do të penalizohen edhe për faktin se reklamojnë cmime të ndryshme në faturë dhe ndryshme nga ajo që realisht u marrin klientëve.

“STOPINFORMALITETIT Golem – Ministrja e Financave, Anila Denaj, vijon punën e përditshme në terren, së bashku me strukturat tatimore:

Një tjetër arsye për të cilën po penalizohen hotelet në bregdet, është aplikimi i çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që u ofrohen realisht klientëve të hotelit. Ligji detyron publikimin dhe afishimin e çmimeve, në mënyrë që konsumatori, të marrë informacionin e nevojshëm dhe mos bjerë pre e lojës së bilanceve të dyfishta!

#ZeroTolerancëndaj a.buzuesve”, shkruan Rama.