“3 risitë e verës” për ata që udhëtojnë jashtë, DPSHTRR: Leje 3 vjeçare me vetëm 500 lekë..

627
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kujton drejtuesit e mjeteve që duan të udhëtojnë jashtë se Leja e Drejtimit Ndërkombëtare dhe Leja e Qarkullimit Ndërkombëtare tashmë janë me vlefshmëri trevjeçare dhe po me atë tarifë që ofrohej 1 vjeçarja – 500 Lekë!

“100,000 qytetarë aplikonin çdo vit! Tani do vijnë 1 herë në 3 vjet = u kursejmë 100 milion Lek të reja + angarinë e kohën!” shkruan DPSHTRR,

Një risi tjetër është se lejet mund të merren edhe më parë Tiranës, te zyrat në Nshrak.

Sa i përket dokumentacionit që duhet për të aplikuar, për Leje Drejtimi Ndërkombëtare duhen marrë me vete Leje Drejtimi Kombëtare, Dokument identifikimi, 1 fotografi. Ndërsa për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare merr me vete: Leje Qarkullimi Kombëtare, Dokument identifikimi

Një risi tjetër është se ata që nuk kanë mundësi që të paraqiten për të tërhequr lejet, mund t’ua marrin dhe një person tjetër, me vetëdeklarim përgjegjësie!/scan/