Shteti evropian në hall për punëtorë – Kërkon emigrantë

1860
0

Ndryshe nga shumë qeveri në Europë, Portugalia dëshiron që emigrantët të rrisin ekonominë e saj pasi popullsia e saj po tkurret dhe po rritet në moshë. Ndërkohë që ka tërhequr të pasurit si Madonna e cila bleu një shtëpi në Lisbonë në 2017, dhe Aga Khan të cilit iu dha kombësia Portugeze këtë vit, vendi po bën një shtytje për të joshur qytetarët  e saj që kanë ikur jashtë për të shpëtuar nga kriza e zonës së euros dhe për të tërhequr emigrantë të mundshëm që mund mbush boshllëqet thelbësore në tregun e punës.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë emigrim; bëhet fjalë për tërheqjen e emigrantëve të kualifikuar për nevojat e ekonomisë Portugeze, “tha Jorge Bravo, profesor i ekonomisë në Universitetin Nova në Lisbonë. “Kryesisht për sa i përket pagave, ne nuk jemi shumë konkurrues. Nëse do të kishte një kampionat për vendet më të kërkuara për emigrim, Portugalia nuk është në ‘Champions’.

Ndërkohë që Portugalia po përgatitet për një zgjedhje të përgjithshme në tetor, është mungesa e emigrantëve dhe jo prania e tyre një çështje me rëndësi në fushatat e ardhshme të politikanëve. Për dallim nga Italia dhe Hungaria, ku partitë anti-emigruese të Matteo Salvini dhe Viktor Orban janë në pushtet, dhe Franca, ku partia e Marine Le Pen mbizotëroi votimin e Parlamentit Europian në maj, Portugalia nuk ka forca populiste në lojë. Në fakt, disa nga bizneset e vendit dëshirojnë që politikanët të hartojnë plane koherente për të joshur emigrantët. (Bloomberg)Edel Strazimiri / SCAN