Pas shumë polemikash, Ermal Meta fiton Sanremon, ja fjalët e tij pas triumfit: Çmimin ia dedikoj…[VIDEO]

690
0

Është mbyllur edicioni i 68-të i festivalit të këngës në Itali, Sanremo, e cila është ngjarja më e rëndësishme e muzikës në vendin fqinj. Një festë muzikore 5 ditore e cila filloi në datën 6 shkurt dhe u mbyll mbrëmjen e datës 10 shkurt me finalen e madhe e cila zgjati më shumë se 4 orë dhe pas shumë e shumë polemikash e akuzash, në fund triumfoi shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente”

Për të dy artistët kjo ishte hera e parë që fitonin çmimin e madh në Festivalin e Sanremos dhe dyshja do të përfaqësojën Italinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision, i cili mbahet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.

Pasi rrëmbeu çmimin e parë mes emocionesh, Ermali ia dedikoi shtëpisë së tij diskografike këtë triumf.
“Është një emocion i papëshkrueshëm. Unë ia kushtoj këtë çmim shtëpisë sime diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- tha Meta.
Kurse këngëtari tjetër, Fabrizio Moro, ia dedikoi çmimin djalit që e ndiqte live nga salla.