Florian Marku i pandalshëm! Përgjak kundërshtarin për 30 sekonda [VIDEO]

829
0

Florian Marku është një “përbindësh” i vërtetë!

Kickboxer-i i njohur shqiptar nuk di të humbë dhe mbrëmjen e kaluar ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic në një atmosferë të mrekullueshme në Linz të Austrisë.  Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut.

Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur. Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.

Florian Marku u fut në ring i shoqëruar nga një i ftuar special, këngëtari Noizy i cili është edhe një nga miqtë e tij më të mirë.  Pas fitores kundër boshnjakut Dzevad Mutfic, Florian Marku ka folur për “Digitalb”, ku ka thënë se së shpejti do të ndeshet në Tiranë.

“E kam zemrën më të madhe se çdokush tjetër në këtë lojë. I falenderoj të gjithë shqitparët kudo që ndodhen. Besoj shumë në vete dhe do arrij shumë. Mua duhet të më thyesh dorën që të dorëzohem. Së shpejti do të vij në Tiranë.”