Pas operimit, Rama i futet fushatës duke kecyer nën ritmin e këngës

179
0

Vetëm pesë ditë pasi u operua nga apendiciti, Rama ka nisur sot fushatën nga Kamza me Rakip Sulin.

Pasi tha se ka një tjetër apendicit me ‘dy koka dhe të dhimbshëm për të hequr’, Rama kërceu me banorët me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Herë tjetër sigurohuni që fonia të jetë më e lartë sidomos kur jemi në Kamëz dhe ndërkohë shiheni, qielli i pastër edhe filluan pikat e bekuara të shiut sepse kemi ardhur këtu të mbjellim pemë, kemi ardhur këtu jo mbi tribunë që të dukemi se jemi më lartë se ju edhe me një ekran që t’ju tregojmë ju shkollat ku çoni fëmijët dhe i shihni vet, kopshtet ku çoni më të vegjlit dhe i shihni vet, çerdhet ku çoni bebet dhe i shihni vet.

Në një bashki e cila është pasqyra më rrezatuese e rilindjes së arsimit dhe të kujdesit për fëmijët, në një bashki që është… jam dobët me zërin prandaj kërkova Tit Vullkanin, mos bërtisni shumë se nuk ju mund dot me zë, jam akoma dobët me zërin, kështu që më lini t’i them dhe këto që kam për të thënë. Kjo është një bashki që në fillim u krijua nga ëndrra, ëndrra e atyre që erdhën nga realitete më të varfra, më të izoluara, më të harruara të Shqipërisë dhe nuk e harroj kurrë pamjen në fillimin fare, ku shumë nga këtu të rinj nuk kishin lindur akoma, ishte fusha poshtë te Instituti e mbushur me tenda me qese plastike.

E filluan me qese plastike dhe menduan se demokracia që erdhi me mundësinë e lëvizjes së lirë ishte e lidhur me ata të cilët krijuan Partinë Demokratike dhe pastaj e kthyen Kamzën, kthyen ëndrrën, kthyen vet konceptin e të qenit të djathtas në barut për topat e interesave të tyre gjithmonë e më të zymta, gjithmonë e më të ulëta”- tha Rama pas kërcimit.