Shkoi tek i dashuri në Itali, zhduket 22-vjeçarja sapo kthehet në Rinas, babai: Familja e djalit nuk e pëlqeu dhe i prenë biletën

1238
0

Një 22 vjeçare  ka humbur kontaktet me familjen që prej 3 ditëve, pasi ka zbritur në Rinas. Ka qenë babai i së resë i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se vajza e tij ishte zhdukur sapo kishte zbritur në Rinas pas një udhëtimi në Itali.

Burime bëjnë me dije se vajza prej 2 vitesh ishte në kontakt dhe fliste me një djalë që jetonte në shtetin fqinj, Itali.  Ajo iu ka treguar familjes për këtë lidhje dhe  ata  kanë rënë dakord që vajza të shkonte drejt Italisë për të filluar bashkëjetesën me të dashurin.

Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza shkon tek i dashuri. Por  familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye ata i kanë prerë një biletë kthimi  për në Shqipëri.

Sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit ajo  ka humbur kontaktet me familjen e saj, të cilët shkuan të alarmuar në Polici, ku këta të fundit po punojnë për gjetjen e saj.