Nëna i jep mbrapsht makinës dhe godet vajzën e saj 7-vjeçare, ajo ndërron jetë menjëherë

279
0

Dramë në Casalnuovo, në provincën e Napolit, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga makina e drejtuar nga nëna e saj.

Vajza e vogël ka ndërruar jetë menjëherë transmeton shqiptari.net. Gruaja, e hipur në një Audi A3, duke u kthyer mbrapsht, humbi kontrollin e makinës, duke goditur vogëlushen dhe një të njohurin e saj, duke mbetur e padëmtuar kjo e fundit.

Fillimisht u përfol për një makinë e huaj. Karabinierët po verifikojnë pse disa dëshmitarë raportuan këtë version: hipoteza është se ata u përpoqën të mbronin gruan. Trupi dhe automjeti u sekuestruan me urdhër të gjyqtareve të Nolës.