Pas largimit nga TCH, Ben Blushi merr drejtimin e televizionit te njohur markë ndërkombëtare

161
0

Para disa muajsh, ish politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ishte ndër emrat më të komentuar pas skandalit të rrjedhjes së pagave pasi rezultonte si njeriu më i mirëpaguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezultoi se është paguar rreth 20 milionë lekë në muaj te Top Channel.

Tani Blushi mësohet se do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni pas largimit nga TCH. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit ndërkombëtar me të njëjtin emër, me qendër në Francë, ka dy vjet në treg.

Ben Blushi është njeri me përvojë në botën e medias që në vitin 1991 dhe duket se nuk do të heqë dorë.