Putin ben deklaraten e forte per vendin tone: Në Ukrainë shqiptaret po.. Reagon Ministrja e mbrojtjes, Xhaçka

296
0

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar edhe mercenarë nga Shqipëria. Në telefonatën që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, ku përveç Shqipërisë, kanë shkuar edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.

“Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Megjithatë, një deklaratë e tillë është mohuar kategorikisht nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo theksoi se Shqipëria është pro Ukrainës, por që të ketë dërguar mercenarë për të luftuar është një gënjeshtër. 

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë”, shkruan Xhaçka.

Një reagim nga pasur edhe nga ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, ku sipas saj, kjo deklaratë vjen me qëllim që të hiqet vëmendja nga e vërteta, që është se Rusia po sulmon padrejtësisht Ukrainën.

Kujtojmë që ligji shqiptar e ndalon një ushatark nga Shqipëria të marrë pjesë në një luftë jashtë vendit.