Pas humbjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani merr vendimin e papritur

2339
0

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani, pak kohë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani, ka marrë vendimin që të ngjitet sërisht në skenë.

Luiza Xhuvani do të hipë në skenë, në një mbrëmje poetike bashkë me kolegun e saj, Ndriçim Xhepën.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që bën bashkë dy mjeshtrat e skenës, Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa.

Njoftimi i plotë:

Aktori Kristian Koroveshi me “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ngjit në skenë Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

3 aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.